Rodgers, menaxheri i vitit në Premierligë

Nuk e fitoi titullin e kampionit në Premierligë, por menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers u shpall trajneri më i mirë i vitit, me votat e strategëve nga katër divizionet e para të futbollit anglez.

Sport

13/05/2014 09:38

Brendan Rodgers është shpallur menaxheri më i mirë i vitit në Premierligë, i shpallur nga asociacioni i trajnerëve, duke u bërë strategu i parë i Liverpoolit që fitoi çmimin.

Menaxheri i Reds kaloi një stinor të jashtëzakonshëm në bankinën në Anfield, duke udhëhequr ekipin drejt pozitës së dytë në Premierligë me Luis Suarezin dhe shokët e tij në garë për titull deri në xhiron e fundit, para se të mposhten nga Manchester City.

Selektori i Anglisë, Rot Hodgson ia dorëzoi Rodgersit çmimin e votuar nga secili trajner i katërt divizioneve të para të futbollit anglez.

Pasi pranoi çmimin, Rodgers deklaroi në shaka: “Shpresoja se sonte do të jem në autobusin e hapur, për paradën e titullit”.

Rodgers nga Irlanda e Veriut, e kualifikoi Liverpoolin për në Ligën e Kampionëve, pasi përfundoi i shtati në edicionin e kaluar.