Rodgers: Duhet të qëndrojmë të qetë

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se skuadra e tij duhet të qëndrojë e qetë, para ndeshjes së madhe kundër Baselit që zhvillohet të martën në Anfield.

Sport

08/12/2014 10:15

Rodgers ka thënë se skuadra e tij duhet të qëndrojë e qetë në ndeshjen e së martës kundër Baselit, duke shtuar se ata do të kërkojnë të shënojnë fitore.

“Është një natë e garave europiane dhe ne duhtë të bëjmë presion në këtë takim, por duhet të tregojmë një kujdes shumë të madh, sepse Baseli është skuadër shumë e mirë, e cila e ka treguar një gjë të tillë gjatë viteve të fundit, duke mposhtur skuadra të mëdha”.

“Ne nuk kemi se përse të luajmë për barazim, neve na duhet vetëm fitorja. Dhe, kjo është ajo që do të shikojmë të bëjmë gjatë të martës”.

“Ne duhet të kualifikohemi në natën e së martës. Ky ishte synimi ynë që nga fillimi i kësaj gare. Sidoqoftë, ne duhet të jemi të qetë dhe të tregojmë kujdes”, përfundoi trajneri i Liverpoolit.