“Robt po lypshe me ti q*” – Kandidati për kryetar të Ferizajt sulmon asamblistin në foltore

Miratimi i Planit Zhvillimor Komunal në Asamblenë e Komunës së Ferizajt ka eskaluar ne sharje dhe dhunë fizike.

Lajme

22/09/2017 00:02

Ka qenë pikërisht Bashkim Fazliu nga Nisma Qytetare për Ferizaj, që kandidon për kryetar të Ferizajt.

Ai ishte kundër këtij plani por situata eskaloi kur në foltore doli anëtari i LDK-së, Ramadan Baliu. Ai kritikoi Bashkim Fazliun për bashkëshorten e tij të cilën po e lejon të jetë pjesë e një ekzekutivit, raporton Insajderi.

“Unë kurrë nuk e kisha lon anëtarin tem të familjes me një Qeveri lokale të korruptive dhe mafioze”, tha Baliu.

“Robt po lypshe me ti q*”, dëgjohet Fazliu teksa i drejtohet asamblistit të LDK-së që ishte duke folur.

“A je normal se cka po fol”, vazhdon të replikoj Fazliu teksa në një moment zgjohet dhe niset drejt foltores.

“Kujna je tu i thon që ka vjedhë”, vazhdon ai teksa situata për pak sa nuk eskalon në dhunë fizike.

Televizioni lokal i Ferizajt “Tema” nuk e ka lënë të shikohet se çfarë ka ndodhur më pas, ani pse ka realizuar një storje 8 minuta të gjatë.