Roboti pyetet nëse robotët do ta pushtojnë botën ndonjëherë (Video)

Android Dick është një robot i krijuar duke u bazuar nga filmat fanta-shkencor të shkruar nga Philip K. Dick. Android Dick është një përpjekje për të krijuar një inteligjencë artificiale që mendon dhe ka arsye të ngjashme me njeriun.

Fun

02/09/2015 13:47

Versioni i parë i këtij androidi ishte krijuar më 2005, dhe që nga atëherë puna me këtë robot vetëm sa ka përparuar.

Në vitin 2011, krijuesit e këtij androidi u paraqitën në një televizion amerikan, ku ata e intervistuan robotin dhe e pyetën atë me pyetje të ndryshme.

Disa prej përgjigjeve ishin mbresëlënëse, të tjerat ishin tipike për atë se çfarë do të thoshte një robot, transmeton Lajmi.net.

Sidoqoftë, një përgjigje e veçantë është padyshim gjëja më e çuditshme që e ka thënë një robot me inteligjencë artificiale.

Gjatë intervistës me krijuesit e tij, Android Dick tha: “Mos u brengos, edhe nëse evoluoj në një terminator unë do të jem akoma i mirë me ty. Do të të mbaj ngrohtë dhe sigurt në ‘kopshtin tim të njerëzve’ ku mund të të shikoj.”

Komentet e robotit erdhën pasi krijuesit e tij e pyetën, “A mendon se robotët do ta pushtojnë botën?”.

Shikojeni videon: