Roboti ‘pushohet’ pas një dite pune

Vetëm pas një dite në punë në Cali Burger në SHBA, roboti i cili merrej me rrokullisjen e ushqimit në skarë është “pushuar” nga puna, sepse ai ishte me sa duket shumë i ngadalshëm në punën e tij.

Auto & Tek

10/03/2018 13:23

 

Ai robot u instalua për ta zëvendësuar një njeri – kuzhinier, transmeton rtv21.tv.

Por pas vetëm një ditë në punë, robot është “pushuar” kështu që mund të përmirësohet për të punuar më shpejt.

Para fillimit të punës, ky robot u tha të jetë në gjendje të gatuajë deri në 2,000 hamburgerë në ditë./21Media