Roboti kalon testin e vetëdijes

Një robot në Nju Jork ka përfunduar me sukses enigmën e quajtur ‘King’s Wise’, që shërben si një test për të dëshmuar vetëdijen e dikujt.

Auto & Tek

18/07/2015 11:39

Tre robotë nga Instituti Politeknik Ransselaer iu nënshtruan këtij testi, dy prej të cilëve kishin marrë një pilulë e cila i pengonte ata të flisnin para se të pyeteshin të tre se cili ishte në gjendje të flasë.

Që të tre në fillim nuk mundën ta zgjidhnin enigmën dhe thanë “nuk e di”, por kur njëri prej tyre bëri ‘zhurmë’, roboti në fjalë dëgjoi zërin e tij dhe më pas tha: “Më fal, tani e di!”.

Robotët kuptuan se përfundimi i këtij testi ishte i vështirë, pasi që siç tha New Scientist, robotët kishin ndërgjegje, por në një shkallë të ulët, transmeton Lajmi.net.

Por, udhëheqësi i ekipit Selmer Bringsjord tha se duke kaluar shumë teste të kësaj natyre, robotët do të ndërtojnë aftësi të cilat do t’i bëjnë ata shumë të dobishëm për njerëzit.

Robotët mund të jenë ende larg arritjes së ‘vetëdijes’ së plotë, por simulimi i vetëdijes së tyre mund të jetë mjaft e fuqishme dhe e dobishme.

Vitin e kaluar, një super-kompjuter u bë kompjuteri i parë që kaloi me sukses një test të vetëdijes, duke i bindur njerëzit se ai është një djalë 13-vjeçar. (Lajmi.net)