Roboti i vogël i cili ua hapë çdo zinxhirë të rrobave

Roboti i quajtur Zipperbot që është krijuar nga MIT është në gjendje që të hapë dhe mbyllë çdo zinxhirë të rrobave tuaja.

Auto & Tek

09/02/2015 18:42

Grupi i Robotikëve të MIT është përpjekur që përmes këtij krijimi të përmirësojë aspektet sociale të ndërveprimit të robotëve mes njerëzve.

Zipperbot është një robot i vogël që është në gjendje të hapë dhe të mbyllë zinxhirë të ndryshëm. Kur ai mbushet, mund të vrapojë lartë e poshtë dhe përreth gjësendeve, transmeton Lajmi.net.

Ky robot i vogël është i mirë për astronautët të cilët shpesh kanë nevojë për dikë që t’ua hapë zinxhirin e rrobave të hapësirës.

Krijuesit thonë se roboti do të jetë në dispozicion të plotë më vonë dhe njerëzit më pas do të jenë shumë të interesuar për të.