Roboti humanoid kalon mbi pengesat e vështira me sukses të madh (video)

Roboti humanoid Atlas më parë ka treguar aftësitë e ecjes dhe balancimit, ndërsa në këtë video të re, mund të shihni aftësinë e tij të re - Atlas ka mësuar se si të kalojë pothuajse çdo pengesë.

Auto & Tek

14/01/2017 14:21

Ajo që është shumë e rëndësishme është se Atlas nuk e dinte para testit se çfarë e pret, që do të thotë se ishte në kërkim të një mënyre për të kaluar pengesat, duke kontrolluar peshën dhe ekuilibrin, siç e bën edhe njeriu.

Atlas, pas çdo pengese ka analizuar me kujdes ekuilibrin e ri duke zhvendosur peshën në shputë.

Sipas IHMC (Florida Institute for Human & Machine Cognition), i cili zhvillon algoritmet e kontrollit për robotë, Atlas ka përdorur momentin impulsiv për kalim mbi pengesa.