Roboti dirigjon në koncertin e Bocellit – Lajmi.net
Roboti dirigjon në koncertin e Bocellit
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 20:03, 13 September 2017
Roboti “YuMi” nuk shfaqi asnjë shenjë nervozizmi mbrëmjen e së martës, kur ngriti shkopin për të drejtuar orkestrën filarmonike “Lucca”, që performoi së bashku me tenorin italian Andrea Bocelli.

Roboti i krijuar nga firma zvicerane “ABB” bëri debutimin e tij në Teatrin “Verdi” të Pizës për të shënuar festivalin e parë ndërkombëtar të robotëve në qytetin toskan.

Andrea Colombini, dirigjenti i zakonshëm i orkestrës “Lucca” tha se, fleksibiliteti dhe vëmendja e “YuMi”-t kishte qenë mbresëlënëse.

“Na u desh kohë për të kuptuar lëvizjet e tij. Më pas, kur gjetëm mënyrën, gjithçka ishte shumë e lehtë dhe fleksibiliteti i krahëve të ‘YuMi’-t është absolutisht i paimagjinueshëm për një makineri. Është absolutisht fantastike”, tha Colombini.

“YuMi”-t, emri i të cilit vjen nga fraza “You and Me”, apo “ti dhe unë”, iu mësuan të gjitha lëvizjet nga Colombini, i cili u sigurua që kompjuteri të regjistronte gjestet korrekte.

Roboti nuk është në gjendje të improvizojë dhe çdo ndryshim i papritur në kohë nga ana e muzikantëve do të kishte qenë shkatërrues. Roboti dirigjoi 3 prej 18 pjesëve të performuara mbrëmjen e së martës, përfshirë arien e famshme “La Donna è Mobile”, nga opera “Rigoletto” e Verdit. /Lajmi.net/

 


Fjalët kyçe: Dirigjimi, Koncerti, Roboti

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels
  • Play Zombie Big Trouble