Roboti ‘da Vinci’ që po u ndihmon kirurgëve në operacione

Një robot kirurg me katër duar është roboti i parë i këtij lloji që është zhvilluar për të trajtuar sëmundjen e prostatës. Ky robot tani është duke u përdorur nga ekspertët e NHS në luftën kundër kancerit të mushkërive, gjithashtu.

Lifestyle

09/08/2015 12:12

Kjo shpikje ka bërë që pacientët të mund të largohen nga spitali brenda dy ditëve pas operacionit, duke vuajtur vetëm nga dhimbje të vogla pas-operacionit.

Konsulenti kardiotorakal Sasha Stamenkovic  thotë se roboti da Vinci është tani duke u përdorur për shumicën e operacioneve për heqjen e tumoreve në mushkëri, transmeton Lajmi.net.

Da Vinci aktivizohet nga një doktor i cili operon me një kamerë dhe një kirurg i cili manipulon me krahët e robotit nga një tastierë duke përdorur një kontrollues dore dhe pedale për këmbë.

Duart hidraulike lëvizin përderisa doktori i lëvizë ato, në mënyrë efektive duke krijuar një ‘kirurg robot’ të kohës moderne. Roboti zbulon vendndodhjen e tumorit dhe e heqë atë pa problem, duke mos shkaktuar kurrfarë dëmtimi në trupin e pacientit.

“Ky është një përparim i madh në shëndetësi dhe në luftën kundër kancerëve të ndryshëm”, thotë Stamenkovic, ekipi i të cilit performoi 30 operacione duke e përdorur këtë robot.

Ai thotë se Spitali i Newcastle, që ka dy robotë të tillë, i bleu ata për 1.2 milionë funte, dhe i ka përdorur tashmë e dy vite për operacione të prostatës, operacione gjinekologjike, mëlçisë dhe për heqjen e tumorit kolorektal. (Lajmi.net)