Robotët që murosin tre mijë tulla brenda ditës, pritet t’i zëvendësojnë punëtorët e ndërtimtarisë (Video)

Robotët që mund të palosin gjashtë herë më shumë tulla në mur sesa një punëtor i ndërtimtarisë, pritet t’ua rrezikojnë vendin e punës mijëra punëtorëve në industrinë e ndërtimtarisë.

Fun

28/03/2017 12:23

Një kompani robotike me seli në New York, ka zhvilluar një robot të quajtur SAM që mund të palos tre mijë tulla në ditë, transmeton Telegrafi.

Ky robot mund të kryej punën e gjashtë punëtorëve, pasi që sipas statistikave një punëtor ndërtimtarie mund të palos apo muros apo 500 tulla në ditë.

Kjo pajisje tashmë ka filluar ta zëvendësoi fuqinë punëtore në shumë vende të Amerikës, kurse kjo kompani shpreson që gjatë dy viteve të ardhshme t’i prezantojë këta robotë në Britani të Madhe.

Por edhe pse roboti SAM mund të palos mijëra tullave brenda një kohë të shkurtër në muret e larta të ndërtesave, ai duhet të mbikëqyret vazhdimisht nga një njeri.