Robotët e parë si prezantues televiziv që lexojnë lajmet pa ndonjë vështirësi

Androidët e gjallë të komanduar me telekomandë do të garojnë me njerëzit për t'i thënë titujt kryesor.

Fun

26/06/2014 23:08

Lexuesit robot të lajmeve janë shpikur nga shkencëtarët në Japoni.

Kodomoroidët e gjallë, një shkrirje e fjalës japoneze ‘Kodomo’ që do të thotë fëmijë dhe Android, kanë dorëzuar lajmet tek reporterët në Tokio.

Në demonstrim, Androidët prezantues, që shkencëtarët thonë se janë të parët në botë, kanë folur pa probleme dhe kanë lëvizur buzët në përputhmëri me zërin.

Komoroidi ishte i ulur pranë një roboti të rritur Ontaroid në shfaqjen në Muzeun Kombëtar të Shkencës Zhvillimore dhe Inovacionit të Tokios.

Të dy androidët, të cilët janë të mundësuar nga ajri i kompresuar dhe motorët ndihmës, do të ndërveprojnë me vizitorët në muze për të mbledhur të dhëna për ekspertin robotik japonez Hiroshi Ishiguro për studimet mbi reagimin e njerëzve ndaj makinave.

“Kjo do të na japë reagime të rëndësishme teksa ne shqyrtojmë qështjen se çfarë është njeriu. Ne duam që robotët të bëhen gjithnjë e më të zgjuar”, tha 50 vjeçari.