Robinho tronditet nga klubi pasi përdhunoi shqiptaren

Robinho këtë radhë ka marrë një tjetër goditje të fortë.

Sport

13/12/2017 20:59

Pasi u dënua me 9 vite burg, për përdhunim në grup, ndaj një shqiptareje në ngjarjen që kishte ndodhur në janar të 2013-s, klubii Santosit ka vendosur ta shkarkojë Robinhon.

Klubi brazilian e kishte punësuar për të rritur shkallën teknike dhe cilësore të ekipit, por mesa duket dënimi i tij i ka ndryshuar mendjen presidentit të ri të ekipit, Hoze Carlos Perez.

“Robinho nuk është profili i lojtarit që ne po kërkojmë”.

“Kemi një imazh pozitiv në Brazil dhe më tej, dhe nuk mund t’i ndryshojmë vlerat klubit tonë”, u shpreh presidenti i Santosit në një intervistë.