Robinho në Santos

Robinho është rikthyer në vendlindje. Sulmuesi brazilian është larguar nga Milani dhe shumë shpejtë do të zyrtarizojë transferimin në Santos.

Sport

06/08/2014 15:09

Robinho nuk humb kohë. Në ora 13:00, sulmuesi brazilian ka mbërritur në San Paolo për të finalizuar marrëveshjen e transferimit në Santos.

Robinho vendosi të largohej nga Milan pasi nuk zë vend në planet e trajnerit të ri Filippo Inzaghi dhe do të rikthehet në vendlindje.

Ai besohet se do t’i bashkohet Santosit në marrëveshje me vlerë prej 135 mijë euro në javë.

Kurse, ish anëtari i skuadrave të tjera të mirënjohura si Real Madrid e Manchester City pritet të prezantohet të dielën, në prag të ballafaqimit kur Santos do të pres Corinthiansin në Vila Belmiro.