Robinho dënohet me 9 vjet burg, shkak sulmi ndaj shqiptares

Ish-ylli i Manchester City, Robinho është dënuar me nëntë vjet heqje lirie për sulm seksual, transmeton Sky Italia.

Sport

23/11/2017 19:32

Robinho u shpall fajtor për sulmin seksual në vitin  2013 ndaj një femre 22-vjeçare shqiptare në një disko të Milanos.

Sipas Football Italia, sulmi ka ndodhur më 22 janar 2013, kur braziliani kishte kaluar në AC Milan.

Edhe pesë persona tjerë janë shpallur fajtor lidhur me rastin.