Robertson pret shumë nga skuadra e tij në ndeshjen kundër Bayern

Andy Robertson është tejet i gatshëm për sfidën që skuadra e tij e luan kundër Bayern Munich.

Sport

15/02/2019 17:00

Liverpool dhe Bayern Munich do të vihen përballë njëra tjetrës në ‘Anfield’, në kuadër të Ligës së Kampionëve, në raundin e 1/16-ës së finales.

“Ata janë një skuadër shumë e mirë dhe e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë” ka thënë fillimisht Robertson, transmeton lajmi.net.

“Por, besoj se ne mund t’i shkaktojmë telashe secilës skuadër dhe duhet të jemi në më të mirën tonë” ka thënë tutje mbrojtësi i majtë i ‘The Reds’.

Robertson ka thënë se pret jo vetëm nga shokët e skuadrës në fushë por edhe nga të pranishmit në tribuna.

Tifozët e Liverpool njihen si një prej tifozërive më të flakta, dhe udhëtimet në ‘Anfield’ asnjëherë nuk kanë qenë të lehta për kundërshtarët. /Lajmi.net/