Roberto krahasohet me Zidanen (VIDEO)

Personi që e solli Sergi Roberton në 'Camp Nou, Albert Benaiges, e ka vlerësuar lartë paraqitjen e mesfushorit ndaj Getafes, e sidomos pasimin te goli i parë për Suarez.

Sport

01/11/2015 19:21

Benaiges ka thënë se Roberto është duke luajtur si legjenda franceze e futbollit, Zinedine Zidane.

“Pasimi te goli i Suarezit ishte i një lojtari të madh, ta kujtonte Zinedine Zidanen, Pelen dhe Diego Armando Maradonan”, ka thënë ai.

“Mënyra e lojës së tij (pasimi te Suarez) nuk më befason mua, por veprimet e tilla mund të bëhen vetëm kur keni besim dhe luani rregullisht, vetëm atëherë një lojtar guxon t’i provojë këto gjëra”, ka thënë Benaiges.

YouTube player