Roberto Carlos flet për ndeshjen me Prishtinën

Trajneri i skuadrës së Sivassporit, Roberto Carlos ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes miqësore kundër skuadrës së Prishtinës.

Sport

05/09/2014 21:14

Ndeshja Prishtinë-Sivasspor është një ndeshje miqësore e cila do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës.

“Fillimisht dua t’i falënderojë të gjithëve për mikëpritjen. Mendoj se ky vend ka nevojë për ndeshje të tilla”.

“Shpresoj që loja të ketë gola sa më shumë, në mënyrë që shikuesit të kënaqen”, ishin fjalët e njërit ndër mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit.