Roberti me dedikim të veçantë për Norën dhe vajzën Renee

Çifti Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë shumë të pëlqyer për publikun.

ShowBiz

17/12/2017 11:04

Dashuria e tyre është bekuar me një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Renee, për të cilën dyshja kujdesen vazhdimisht, shkruan lajmi.net.

Në Insta-Story, Roberti ka postuar një fotografi në të cilën shihet bashkë me Norën dhe vajzën, të cilat për të janë gjëja më e shtrenjtë.

Asaj fotografie, ai ia shtoi edhe një mbishkrim me shumë domethënje e që ishte dedikim për Norën dhe Reneenë.

“Përderisa jam me ju, kam ndjesinë sikur jam në parajsë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin mbi fotografinë e Robertit. /Lajmi.net/