Roberti ka edhe një kërkesë të fundit për Tunën

Ditë më parë kishte bërë bujë në medie deklarata e Robert Berishës për kunatën e tij, Tunën.

ShowBiz

03/06/2018 08:43

I ftuar tek Rudina, Roberti kishte deklaruar se Tunën nuk dëshiron as ta shoh dhe se ajo ishte arsyeja që nuk ka qenë i pranishëm në ditëlindjen e nipit, Tianit, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, Roberti ka qenë i ftuar në emisionin “Prive”, ku foli sërish rreth raporteve me Tuna Sejdiun.

Ai tha se është e drejta e secilit të mos pajtohet me jetën e dikujt tjetër dhe ani pse nuk pajtohet në këtë rast me jetën e Tunës, kjo gjë nuk ndikon aspak në raportin që ka me vëllain e tij, Patrisin.

“S’dua të merrem. As ajo mos të merret me mua. Mos të ma përmend emrin, as mos provojë të merret me mua”, deklaroi Roberti gjatë intervistës. /Lajmi.net/