Roberti i gëzohet suksesit të Erës, por ja çka thotë për Duan, Ritën dhe Majlinda Kelmendin

Muzikanti Robert Berisha po i gëzohet sukseseve të Era Istrefit.

ShowBiz

22/05/2018 16:39

Kjo përkrahje erdhi menjëherë pasi u konfirmua zyrtarisht se kënga e Kupës Botërore do të këndohet nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi, shkruan lajmi.net

Nëpërmjet publikimit të një Instastory Roberti e ka ritheksuar faktin se Era Istrefi në skenën botërore është ngjitur me forcat e veta.

Në postimin e tij Roberti i pa përmendur edhe Dua Lipën,Rita Orën dhe Majlinda Kelmendin ku thotë se nuk ka asgjë kundrejt tyre por sipas tij Era është artistja e parë që prej Kosovës me komponim të saj dhe tekst poashtu të shkruar nga ajo po shkon shumë larg.

Ndryshe disa nga këngët e Erës janë bërë hit në shumë vende të Evropës dhe më gjerë dhe zëri i saj po pranohet dhe kërkohet edhe në evente të mëdha siç është ai i lartëpërmenduri./Lajmi.net/