Robert Kenedy vjen me një rekord të padëshiruar

Sot, në xhiron e dytë të sezonit të ri në Premierligë, u zhvillua ndeshja mes Newcastle dhe Cardiff.

Sport

18/08/2018 16:22

Ishte mesfushori Robert Kenedy që befasoi me statistikën e tij të ‘zezë’.

Braziliani nuk arriti ta kompletojë asnjë pasim të saktë në 45 minutat e para të takimit.

22 vjeçari nuk arriti t’i bindë drejtuesit e Chelsea me paraqitjet e tij dhe përfundoi në Newcastle United.

Newcastle dhe Chelsea do të përballen javën tjetër në ‘St James Park’.. /Lajmi.net/