Robert Berisha zbulon vesin e keq të Norës

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë çift shumë i komentuar në estradë.

ShowBiz

01/10/2018 15:00

Shumë herë është folur për krizë në lidhjen e tyre, por dyshja kanë mohuar diçka të tillë, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë për “Class”, Roberti ka zbuluar një ves të keq të Norës, të cilin e posedon pothuajse çdo grua tjetër.

Ai ka thënë që Nora është tip që vonohet shumë, e këtë gjë e bën edhe atëherë kur duhet patjetër të jetë në vendin e duhur me kohë.

“Ka pasur raste që e ka pasur fluturimin në 10:00 të mëngjesit dhe është nisur nga shtëpia në orën 9:00. Duke i ditur rregullat që dy orë para duhet të jesh në aeroport, ajo niset në orën 9, arrin, hip në avion dhe shkon në koncert. Unë s’e kuptoj si ia del. Nuk është e saktë (me orën) për të dalë në ndonjë takim, darkë, dasmë, gjithmonë vonohet, kështu që kjo më ka penguar gjithmonë te Nora”, është shprehur Roberti.

Kujtojmë që, derisa Nora po merret me koncerte, Roberti është konkurrent në “Dance with me”. /Lajmi.net/