Robert Berisha vjen me tri projekte të reja muzikore, zbulon detajet

Muzikanti dhe këngëtari, Robert Berisha është duke punuar fuqishëm në projekte të reja muzikore.

ShowBiz

03/10/2018 18:00

Ai para një kohe kishte paralajmëruar disa projekte dhe bashkëpunime që do t’i sjellte në vazhdim, shkruan lajmi net.

Roberti për lajmi.net dha detaje ekskluzive të këngës së re me Xhamajkanin, Bay C. “Kënga është e punuar nga Nertil Morina, javën tjetër fillojmë me xhirimet e klipit, po ashtu kënga është dancehall ku refreni do të jetë shqip ndërsa strofat tjerë do jenë në gjuhën angleze”, shprehet ai.

E ky projekt i tij pritet të lansohet pas një muaji ndërsa të premten vjen në bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizën. “Çuna dhe Goca”, e premte në ora 19:00″, shkruan ai.

Megjithatë, Berisha nuk ndalet me kaq. Për lajmi net, këngëtari tregon se javën e ardhshme sjell duetin me Nertil Morinën.

“Kënga është ritmike, moderne, xhirimet janë përfunduar në Tiranë dhe del brenda 10 ditëve”, thotë Berisha për lajmi net.

Pavarësisht këtyre, Roberti aktualisht ndodhet në Shqipëri pasi është pjesë e sfidës së kërcimit çdo të hënë në “Dance With Me”. /Lajmi.net/