Robert Berisha nis xhirimet për bashkëpunimin me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon

Robert Berisha, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo do të vijnë bashkë në një duet.

ShowBiz

26/09/2018 08:34

Ata kanë bashkuar idetë për një këngë të vjetër shqiptare e cila dëgjohet shumë nëpër dasma dhe do ta sjellin në versionin e ri (modern), shkruan lajmi.net

Këtë e ka bërë të ditur vetë Roberti para pak ditësh në një intervistë të fundit ndërsa kanë nisur xhirimet e këtij projekti muzikor që ka bërë bashkë këta tre super këngëtarë.

Klipi duket se do të jetë i veçantë pasi bazuar në disa postime të fundit, Eneda shihet nuse.

Roberti së fundmi ishte i komentuar në media shkak i pjesëmarrjes në ‘Dancing With the Stars’ aty ku pranë vetes për të vallëzuar me të e ka një femër tejet seksi. Fjala është për Leila Krajan.

Emri i tij u bë i komentuar edhe pas publikimit të një videoje nga banjo ku muzikanti u shfaq shumë provokativ i mbuluar vetëm me një peshqir në pjesën e poshtme./Lajmi.net/