Robbie Williamsit i blen gruaja plantacion marihuane në përvjetorin e martesës

Pas më shumë se një dekade të jetës së trazuar dhe imazhit të një djaloshi të keq, këngëtarja Robbie Williams (44) përfundimisht është qetësuar pas martesës me aktoren Ayda Field (38).

ShowBiz

26/04/2018 08:54

Dyshja është martuar në vitin 2010 pas një romance njëvjeçare dhe kanë dy fëmijë.

Ayda duket aq e dashuruar pas bashkëshortit sa që i bleu për përvjetorin e martesës, jo më pak e as më shumë se një plantacion marihuane.

Këngëtari do të ketë stokun në bodrumin e një vile në Los Anxheles ku përdorimi rekreativ i këtij ilaçi të lehtë është i ligjshëm, përcjellë telegrafi.

Robbie është i njohur se i pëlqen ta “tymos” dhe nuk ka turp të flasë për këtë. Ai dyshohet se një të tillë e ka ndezur edhe në aeroplanit e Pallatit Mbretëror.

Ishte në vitin 2012 kur perfomoi për përvjetorin e diamantit të Mbretëreshës Elizabeta II-të.

Theksojmë se këngëtari kishte pasur probleme serioze me varësinë nga droga dhe alkooli, por arriti të shpëtojë prej tyre, ky rol kryesor kishte partnerja e jetës.