Robbie Williams ngreh bari

Robbie Williams mund të jetë në moshë më të pjekur tashmë – pasi do t’i mbush 40 vjet – i devotshëm, një baba i përkushtuar, por ai është ende rebel në zemër. Këngëtari i ‘Rock DJ’ ka zbuluar se rregullisht e përdor kanabisin. “Hera e fundit që kam pirë bari ishte dy ditë më parë”,…

ShowBiz

29/11/2013 10:00

Robbie Williams mund të jetë në moshë më të pjekur tashmë – pasi do t’i mbush 40 vjet – i devotshëm, një baba i përkushtuar, por ai është ende rebel në zemër. Këngëtari i ‘Rock DJ’ ka zbuluar se rregullisht e përdor kanabisin.

“Hera e fundit që kam pirë bari ishte dy ditë më parë”, ka deklaruar këngëtari britanik. Rob është i martuar me aktoren 34 vjeçare Ayda Field, ndërsa në të kaluarën kishte përdorur disa lloje të drogës, përfshirë këtu edhe një herë heroinën.

Mirëpo, ai insiston se nuk e kishte humbur kontrollin, pasi tash ka më shumë përgjegjësi dhe duhet të përkujdeset për vajzën njëvjeçare, Theodora Rose.

“Që nga lindja e Theos, unë jam bërë më i matur. Hera e fundit që kam konsumuar alkool ishte 13 vjet më parë, kurse ‘high’ isha dy ditë më parë. Nuk përdor sasi të mëdha të drogës, vetëm pak, sa për t’u relaksuar. Mua më lejohet të bëj ‘çmenduri’ ndonjëherë, derisa nuk e humb kontrollin. Tash më duhet të përkujdesem për vajzën. Kjo është një gjë e mirë, pasi edhe ajo po përkujdeset për mua”, përfundoi ish këngëtari i grupit ‘Take That’.