Robbie Williams i mbjell flokët

Mërzia të shkatërron. Për këtë, pyeteni Robbie Williamsin. Këngëtari britanik, i ftuar në emisionin ‘Graham Norton Show’, së fundmi e pranoi se është duke e bërë një ‘riparim’ të flokëve, duke e shfrytëzuar mungesën e angazhimeve profesionale. “Jetoj në Los Angeles qe një kohë dhe e dini si thonë: Nëse mbetesh për një kohë të…

ShowBiz

23/11/2013 21:00

Mërzia të shkatërron. Për këtë, pyeteni Robbie Williamsin. Këngëtari britanik, i ftuar në emisionin ‘Graham Norton Show’, së fundmi e pranoi se është duke e bërë një ‘riparim’ të flokëve, duke e shfrytëzuar mungesën e angazhimeve profesionale.

“Jetoj në Los Angeles qe një kohë dhe e dini si thonë: Nëse mbetesh për një kohë të gjatë në karrigen e një berberi, herët ose vonë do të mbetesh pa flokë. Ndërsa, nëse jeton në Los Angeles, herët ose vonë duhet t’i nënshtrohesh kirurgjisë”, ka thënë këngëtari i famshëm.

 

Ish anëtari i grupit ‘Take That’ nuk i ka mbushur ende 40 vjet dhe nuk e ka ndërmend të mbetet pa flokë në këtë moshë. Kjo ka bërë që ai të konsultohet me një ekspert të kësaj lëmie.

“E kam bërë një transplantim të flokëve, edhe pse nuk kisha aspak nevojë. Kjo është një gjë absurde. I kisha tre muaj të lirë dhe po mërzitesha”, ka thënë Williams, i cili duket se është bërë pishman për vendimin që e kishte marrë.

Pa panik për fansat e tij, sepse Robbie po mendon të rikthehet në Britaninë e Madhe nga California, kështu që nuk do të ketë më arsye dhe nevojë që t’i mbjell flokët.