Robbie mendon për kirurgjinë plastike

Me afrimin e 40 vjetorit, Robbie Williams ka filluar ta ndiejë peshën e viteve. Ish anëtari i ‘Take That’ frikësohet se me kalimin e viteve mund ta humb shkëlqimin dhe është i gatshëm për gjithçka, vetëm për ta evituar një ‘kolaps’ fizik. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Robbie po mendon seriozisht që t’i nënshtrohet kirurgjisë…

ShowBiz

25/12/2013 06:30

Me afrimin e 40 vjetorit, Robbie Williams ka filluar ta ndiejë peshën e viteve. Ish anëtari i ‘Take That’ frikësohet se me kalimin e viteve mund ta humb shkëlqimin dhe është i gatshëm për gjithçka, vetëm për ta evituar një ‘kolaps’ fizik.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Robbie po mendon seriozisht që t’i nënshtrohet kirurgjisë estetike për një seri ndryshimesh, vetëm për të mbetur i ri dhe i bukur dhe për ta kaluar krizën e famshme të ‘mesit’ të jetës’.

“Do të bëj gjithçka: ndërrim pamjeje, kirurgji plastike etj”, ka thënë ylli i muzikës për tabloidin britanik. Ndërkohë, këngëtari britanik i është nënshtruar edhe një transplanti të flokëve, edhe pse më pas e pranoi se kjo nuk ishte e nevojshme.

“I kisha tre muaj të lirë dhe mërzitesha. Nëse jeton në Los Angeles për një kohë, herët ose vonë përfundon në kirurgjinë plastike”, kishte deklaruar Williams.