Robben zbulon se kush e bindi të transferohet tek Bayern

Arjen Robben ka treguar një gjë interesante rreth kalimit të tij tek Bayern.

Sport

24/11/2018 19:12

Anësori i Bayern ka treguar se kush ishin dy emrat që e bindën atë të kalojë në radhët e gjigantit bavarez.

Ai ka treguar se Louis van Gaal dhe Mark van Bommel ishin ata që luajtën rol të madh në transferimin e tij, shkruan „Goal“, transmeton lajmi.net.

Dyshja holandeze ishin tek Bayern në vitin 2009, kur Robben bëri kalimin e tij nga Real Madrid.

Ai deri atëherë kishte kaluar dy sezone në „Bernabeu“, për të kaluar në Bayern ku edhe fitoi Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/