Robben zbulon fajtorin e humbjes 3:0 nga PSG

Arjen Robben nuk pranoi të mbështeste publikisht trajnerin italian, duke ndezur edhe më tej situatën në dhomat e zhveshjes.

Sport

28/09/2017 09:38

Bayern Munchen po noton në ujra të turbullta dhe humbja 3-0 ndaj PSG në Champions e ka rënduar edhe më shumë situatën.

Carlo Ancelotti nuk përfshiu në formacionin fillestar yjet Robben e Ribery, duke besuar te James dhe Tolisso. Vetëm në pjesën e dytë pati disa minuta për holandezin, ndërsa Ribery nuk u përdor fare.

Pas ndeshjes, Robben nuk pranoi të mbështeste publikisht trajnerin italian, duke ndezur edhe më tej situatën në dhomat e zhveshjes, shkruan “Top Channel”.

“A e mbështesim të gjithë Ancelottin? Nuk do i përgjigjem kësaj pyetjeje”, tha Robben, i ngrysur në fytyrë.