Robben vazhdon me gola

Arjen Robben shënoi golin e tij të pestë të njëpasnjëshëm në Ligën e Kampionëve derisa kampioni i Evropës, Bayern Munich e shkatërroi Manchester Cityn duke e mposhtur me rezultat 3-1 në duelin e xhiros së dytë në Grupin D. Derisa ia shkaktuan Cityt humbjen më të thellë ndonjëherë në shtëpi në një garë evropiane, Bayerni…

Sport

03/10/2013 14:30

Arjen Robben shënoi golin e tij të pestë të njëpasnjëshëm në Ligën e Kampionëve derisa kampioni i Evropës, Bayern Munich e shkatërroi Manchester Cityn duke e mposhtur me rezultat 3-1 në duelin e xhiros së dytë në Grupin D.

Derisa ia shkaktuan Cityt humbjen më të thellë ndonjëherë në shtëpi në një garë evropiane, Bayerni i Pep Guardiolës vazhdoi serinë prej shtatë fitoreve të njëpasnjëshme, me një paraqitje fantastike në Etihad Stadium, siç sugjeron edhe rezultati.

“Ishte një mbrëmje e mirë, sidomos kundër një kundërshtari si Manchester City. Nuk e kemi imagjinuar se do të jetë kaq lehtë. Sigurisht, ju mund të thoni se City nuk ishte aq i mirë sonte, por ne luajtëm mirë”, deklaroi Robben, i cili me golin e tij ia siguroi trofeun Bayernit në finalen e edicionit të kaluar kundër Borussia Dortmundit.