Robben: Ronaldo nuk ka nevojë ta bëjë këtë në Juventus

Arjen Robben e kupton transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid në Juventus.

Sport

14/07/2018 11:27

Arjen Robben ka komentuar transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid në Juventus.

Sulmuesi i Bayern Munichut ka thënë se e kupton nevojën për të ndryshuar ambient nga ylli i madh portugez.

“E kuptoj transferimin e Cristiano Ronaldos në Juventus, deklaroi Robben, përcjell “lajmi.net”.

“Ai i ka fituar të gjitha në Real Madrid dhe kishte nevojë për një sfidë të re. Ai ka bërë aq shumë sa që nuk ka nevojë të dëshmohet”, deklaroi Robben në një konferencë për media. /Lajmi.net/