Robben-Ribery, dyshja e frikshme ndaj Realit

Arjen Robben dhe Franck Ribery janë rreziku më i madh i Real Madridit sonte, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Dyshja e frikshme është ‘vrastare’ në krahë dhe Carvajal e Coentrao duhet të kenë kujdes.

Sport

29/04/2014 20:08

Real Madridi duhet të ketë shumë kujdes sonte nga Bayern Munichu, i cili është i uritur ta rikthejë rezultatin nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, ‘Los Blancos’ duhet të kenë frikë më së shumti nga dyshja Ribery-Robben, e cila është treguar e frikshme këtë sezon.

Të dy kanë shënuar së bashku 36 gola këtë sezon, shtatë prej tyre në Ligën e Kampionëve, ndërsa janë të rrezikshëm në të dy krahët.

Robben është treguar më i suksesshëm në Champions këtë sezon, duke shënuar katër gola, të fundit ndaj Manchester Unitedit, në çerekfinale të këtij evenimenti.

Për këtë, Carvajal dhe Coentrao duhet të jenë syhapur, pasi mesfushori francez dhe ai holandez, nuk falin.