Robben po largohet nga Bayern, PSV Eindhoven shfaq interesim për lojtarin

Ylli holandez, Arjen Robben, ka bërë të ditur se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayern Munich.

Sport

13/12/2018 15:44

Skuadra që po monitoron me kujdes situatën e anësorit të Bayern, është ajo e PSV Eindhoven.

Sipas “ED”, Marc Van Bommel po shpreson ta kthejë Robbenin në skuadrën e tij të dikurshme, transmeton lajmi.net.

Holandezi ka mbrojtur ngjyrat e PSV gjatë viteve 2002-2004, para se të kalonte në Premierligë tek Chelsea.

Arjen Robben më herët ka mbrojtur edhe ngjyrat e Real Madrid, para se të kalonte tek gjigantët bavarez.

Holandezi ka thënë se nëse nuk vjen ndonjë ofertë bindëse për të, ai do ta konsiderojë edhe pensionimin nga futbolli.

Mbetet të shihet nëse PSV Eindhoven është skuadër mjaftueshme e pëlqyer nga Robben që të vazhdojë futbollin edhe për pak kohë. /Lajmi.net/