Robben mbetet Bavarez

Arjen Robben është i gatshëm të vazhdojë kontratën e tij me Bayern Munichun. Ylli holandez ka bërë publike dëshirën e tij të qëndrojë ende me gjigantin bavarez edhe për së paku tri vjet të tjera. Kontrata e Robbenit me klubin nga Allianz Arena është e paraparë të skadojë në fund të edicionit të ardhshëm. Por,…

Sport

24/12/2013 18:20

Arjen Robben është i gatshëm të vazhdojë kontratën e tij me Bayern Munichun.

Ylli holandez ka bërë publike dëshirën e tij të qëndrojë ende me gjigantin bavarez edhe për së paku tri vjet të tjera. Kontrata e Robbenit me klubin nga Allianz Arena është e paraparë të skadojë në fund të edicionit të ardhshëm.

Por, ai insiston se dëshiron të luajë për kampionin e Evropës dhe botës, për së paku deri në vitin 2015.

“Klubi e di qëndrimin tim rreth kësaj teme. Ndjej se kam edhe tri vjet të nivelit të lartë të futbollit në këmbët e mija dhe dua që ato ti kaloj këtu”, deklaroi Robben për të përditshmen gjermane Sueddeutsche Zeitung.

Ai u shpreh “optimist” se nënshkrimi në marrëveshjen e re do të vjen së shpejti.

Kurse, edhe zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka shprehur gatishmërinë e klubit për të filluar bisedimet për vazhdimin e qëndrimit të Robbenit në Allianz Arena.