Robben: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Arjen Robben pret një sezon të suksesshëm për Bayern Munichun.

Sport

27/01/2017 11:50

Arjen Robben beson se Bayern Munich mund të fitojë të tre titujt gjatë këtij sezoni.

Skuadra e Jupp Heynckes triumfoi në të gjitha garat më 2012-13 dhe Robben beson se ata mund ta përsërisin arritjen historike më 2016-17.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve është sfidë e madhe dhe më motivon”, deklaroi Robben për “Fussbal Bild”, përcjell “lajmi.net”.

“Por, ne do ta japim maksimumin për të dalë fitues edhe në Bundesligë dhe DFB Pokal. Ne do të mundohemi të fitojmë një tjetër treshe të titujve”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6