Robben kërkon hakmarrje

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben dëshiron t’i hakmerret Borussia Dortmundit për humbjen e thellë në Allianz Arena, duke i mposhtur në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Sport

17/04/2014 19:38

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben mezi pret ballafaqimin me rivalin Borussia Dortmundin në finalen e Kupës së Gjermanisë më 17 maj dhe është i vendosur të kompensojë humbjen 3:0 në Bundesligë, javën e kaluar.

Bayern u kualifikua në finale pas fitores 5:1 ndaj Kaiserslauternit në AQllianz Arena dhe do të takohet me ekipin e Jurgen Kloppit që e mundi Wolfsburgun të martën.

Dortmund befasoi kampionin e ri të Bundesligës, Bayern me fitore 3:0 në Munich javën e kaluar dhe Robben është i uritur të barazojë bilancin në finale.

“Është fantastike të takohemi me një skuadër si Borussia Dortmund”, deklaroi Robben për Bundesliga.com.

“Pres një finale të madhe. Është një lloj i ndeshjeve të cilat i prisni gjatë. Ne do të jemi të motivuar, e sidomos pas humbjes së fundit prej tyre. Ata na mposhtën 3:0 kurse ne i mposhtëm me të njëjtin rezultat në duelin e mëhershëm këtë sezon. Mezi pres ballafaqimin”, përfundoi ai.