Robben: Ishte penallti e pastër

Arjen Robben ka theksuar se gjyqtari pati të drejtë që akordoi penallti për Bayern Munichun në fitoren 2:0 ndaj Arsenalit të mërkurën, edhe pse pranoi se kartoni i kuq për Wojciech Szczesnyn ishte pak sa i ashpër. Robben u rrëzua nga portieri polak pas asistimit nga Toni Kroos, dhe Szczesny u përjashtua menjëherë. Penalltia u…

Sport

20/02/2014 15:20

Arjen Robben ka theksuar se gjyqtari pati të drejtë që akordoi penallti për Bayern Munichun në fitoren 2:0 ndaj Arsenalit të mërkurën, edhe pse pranoi se kartoni i kuq për Wojciech Szczesnyn ishte pak sa i ashpër.

Robben u rrëzua nga portieri polak pas asistimit nga Toni Kroos, dhe Szczesny u përjashtua menjëherë.

Penalltia u humb nga David Alaba por Robben beson se incidenti ishte moment vendimtar i takimit pasi kampioni në fuqi dominoi në vazhdim dhe shënoi dy herë nëpërmjet Kroosit dhe Thomas Mullerit duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale.

“Kartoni i kuq ishte moment kyç i ndeshjes”, deklaroi Robben për AZ.

“Toni më dhuroi një top të mrekullueshëm, e mposhta portierin duke e arritur i pati, e kontrollova,  dhe ai u përplas në mua. Ai më qëlloi në nyjën e këmbës dhe u rrëzova. Ishte penallti e pastër, edhe pse kartoni i kuq ishte ndoshta i debatueshëm. Nuk e kam parë topin pasi më qëlloi”.