Robben flet për fatin e keq të Bayernit

Legjenda e Bayern Munich, Arjen Robben, ka thënë se skuadra e tij ka qenë shumë e pafat në shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

09/01/2019 18:38

Bayern Munich, në të 16-tat e Ligës së Kampionëve, do të takohet me finalistët e sezonit të kaluar, skuadrën e Liverpool.

Robben që po kalon sezonin e fundit te Bayern, po kërkon të fitojë diçka speciale, por ka shtuar se bavarezët kanë pasur shortin më të keq të mundshëm.

“Liverpool është duke luajtur mirë, ashtu siç kanë bërë vitin e kaluar kur ishin në finale, unë i shoh prapë favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Robben, përcjell ‘lajmi.net’.

“Për ne ndoshta ka qenë shorti më i keq i mundshëm, por do të jetë një sfidë e madhe, ne duhet të shikojmë veten, të vazhdojmë të punojmë fort dhe të përmirësojmë veten”.

Ndeshja e parë mes Liverpool dhe Bayern Munich do të zhvillohet më 19 shkurt në ‘Anfield Road’, ndërsa e kthimit më 13 mars në ‘Allianz Arena’./Lajmi.net/