Robben është simulues i mirë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger e quajti mesfushorin e Bayern Munichut një “simulues i mirë”. Bayern mposhti londinezët me rezultat të përgjithshëm 3:1 dhe u kualifikua për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 të martën mbrëma, ku Robben ishte në qendër të polemikave. Ish ylli i Chelseas dështoi me kërkesën e tij…

Sport

12/03/2014 08:10

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger e quajti mesfushorin e Bayern Munichut një “simulues i mirë”.

Bayern mposhti londinezët me rezultat të përgjithshëm 3:1 dhe u kualifikua për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 të martën mbrëma, ku Robben ishte në qendër të polemikave.

Ish ylli i Chelseas dështoi me kërkesën e tij të parë për penallti kur u rrëzua në zonë pas një dueli me Santi Cazorlan.

Mirëpo, ai ishte i suksesshëm në të dytën kur u rrëzua pas kontaktit me mbrojtësin Laurent Koscielny, në minutat e fundit të ndeshjes.

Dhe, Wenger ka shfrytëzuar rastin duke kritikuar holandezin, i cili kishte zgjuar një penallti edhe në duelin e parë pas ndërhyrjes nga portieri Wojciech Szczesny.

“Robben është shumë i mirë në nxjerrjen e maksimumit nga asgjëja. Ai është futbollist i mrekullueshëm por edhe simulues i mirë. Ai simuloi mirë në ndeshjen e parë dhe e bëri edhe sonte”.

“Ai është një prej futbollistëve më të mirë në botë por ai e tejkalon futbollistin e pastaj rrëzohet ngadalë, në kërkim të ndërhyrjes”.