Robben: Dy topa të humbur, dy gola të pësuar

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben, lavdëron ekipin e tij për paraqitjen kundër Manchester Cityt, por ankohet në topat e humbur në fund të takimit që i kushtuan me humbje.

Sport

26/11/2014 08:16

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka analizuar humbjen nga Manchester City me rezultat 3:2 në Etihad, në kuadër të xhiros së pestë të ndeshjeve në Grupin E të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez ishte në avantazh deri pesë minuta para përfundimi të takimit, mirëpo dy gola të shpejtë nga Sergio Aguero i cili realizoi het-trik, ia sollën fitoren vendasit.

“Kemi humbur dy topa dhe Manchester City shënoi dy herë”, deklaroi ylli holandez pas ndeshjes.

“Kemi merituar më shumë, dhe e uroj ekipin tim”, u shpreh ai.