Roamingu me zbritje, Kosova ende në pikëpyetje

Qytetarët e Kosovës ende mund të shpresojnë se mund të ju bashkohen qytetarëve tjerë të Ballkanit për të komunikuar me çmime më të lira të roamingut. Brenda një muaji pritet të sqarohet nëse Kosova do të jetë pjesë e marrëveshjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor për uljen e çmimeve për roaming.

Lajme

24/08/2014 11:29

Kreu i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike edhe Postare (ARKEP), Ekrem Hoxha ka thënë për gazetën Tribuna se institucioni që e udhëheq ai është pjesë e iniciativës për uljen e tarifave të roamingut dhe se deri në këtë fazë nuk ka asnjë marrëveshje të arritur.

“Ende jemi në fazat punuese në nivel të rregullatorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hoxha.

Ai ka njoftuar se shumë shpejt pritet të mbahet një takim punues i karakterit rajonal në Mal të Zi. Hoxha ka sqaruar se shtetet duhet të dërgojnë nga një draft marrëveshje në këtë takim dhe më pas secili shtet ka afat prej një muaji që t’i analizojë ato. (Tribuna).