Rizoto me pulë dhe spinaq

Recetë për një darkë të thjeshtë dhe të lehtë.

Lifestyle

25/02/2016 17:07

Përbërësit:

900 ml lëng pule, e bërë nga kubet
50g gjalpë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë, e copëtuar
1 felë hudhër e shtypur
300g oriz
225g spinaq
280g pulë e gatuar
2 lugë gjelle djath mascarpone
2 lugë gjelle majdanoz i copëtuar
arrë moskati
50g djathë parmezan

Përgaditja:

Nxeni lëngun e pulës dhe lëreni të vlojë shumë pak në temperaturë të ulët. Nxeni gjalpën dhe vajin e ullirit në një enë të madhe. Shtoni qepën dhe hudhrën dhe gatuajeni në temperaturë mesatare për 4-5 minuta duke përzier, deri sa të zbuten.

Duke përdorur një lugë të drurit përzini brenda dhe orizin dhe qepën. Pastaj shtoni verën dhe prisni deri sa të ketë evaporuar.

Gradualisht shtoni lëngun e pulës, duke përzier vazhdimisht për totalisht 20 minuta. 5 minuta para se orizi të jetë gati, shtoni nxehtësinë dhe përzini brenda spinaqin me pulën dhe maskarponen. Uleni nxehtësinë kur rizoto fillon të vlojë përsëri. Pastaj shtoni majdanozin dhe arrë moskatin. Dekoroni me djathë parmezan./lajmi.net

Ju bëftë mirë!