Riza Smaka: Koalicioni AAK-NISMA-AKR është i pashmangshëm (Video)

Koalicioni AAK-NISMA-AKR është i mundshëm dhe shumë i nevojshëm, vlerëson anëtari i Kryesisë se AAK-së, Riza Smaka.

Lajme

18/11/2016 18:08

Profesori universitar, në emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel, tha se në parim AAK nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt, duke shtuar se koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA mund t’i bashkohet edhe AKR.

Sa i përket reformës zgjedhore, Smaka tha e ajo mund të bëhet pa pjesëmarrjen e opozitës dhe se këtë iniciative do të duhej ta ndërmerrte kryeministri Mustafa e jo presidenti Thaçi.

 Sa i përket koalicionit PDK-LDK, ai tha se i ka bashkuar interesi individual i krerëve të këtyre partive.