Riza Halimi uron Haradinajn

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lajme

13/09/2017 16:34

“Pranoni urime të përzemërta për përzgjedhjen Tuaj në funksionin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

“Me këtë rast ju uroj punë të mbarë në udhëheqjen e Qeverisë që do të përballet me sfida të ndjeshme dhe të rëndësisë jetësore”.

“Ju dëshiroj sukses të plotë në stabilizimin dhe normalizimin e të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës, qëllime madhore këto me interes jetësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e tij.