Riza Halimi: S’ka shanse për përshkallëzim në Luginë apo në Maqedoni

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Riza Halimi, nga Partia shqiptare për Veprim Demokratik, ka hedhur poshtë mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Luginë të Preshevës, pas konfliktit në Maqedoni.

Lajme

13/05/2015 20:17

“Situata dramatike në Kumanovë, për fat të keq, ka pasur epilog të përgjakshëm. Ky episod ka përfunduar. As në Maqedoni, as në Preshevë, as në Bujanoc dhe as në Medvegjë nuk ka shanse të vijë deri te ndonjë përshkallëzim”, ka thënë Halimi për gazetarët në Kuvendin e Serbisë.

Sipas tij, tregimet se ka filluar “Shqipëria e Madhe” janë të tepërta.

Ai ka thënë se në Maqedoni ka probleme të mëdha, sikurse në të gjitha shtetet e Ballkanit.  (REL)