Rivotimi në Veri më 17 nëntor

Vetëm në tri vendvotimet ku pati incidente të dielën do të përsëriten zgjedhjet më 17 nëntor, përderisa në pjesën tjetër do të konsiderohen të vlefshme rezultatet e 3 nëntorit.

Lajme

06/11/2013 15:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta caktojë sonte 17 nëntorin si datë të përsëritjes së votimeve në tri vendvotime në pjesën Veriore të Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, një burim brenda KQZ’së.

Të dielën, një grup i organizuar serbësh, me maska në fytyrë hynë dhunshëm në tri vendvotime në pjesën Veriore, ku pasi ndërprenë rrjedhën e procesit shkatërruan edhe të gjitha materialet zgjedhore.

Vetëm në këto vendvotime do të përsëriten zgjedhjet më 17 nëntor, përderisa në pjesën tjetër do të konsiderohen të vlefshme rezultatet e 3 nëntorit.