Rivotim në tri vendvotime në Zveçan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të përsëriten zgjedhjet në tri vendvotime në Komunën e Zveçanit. Po ashtu, KQZ pas rinumërimit të votave në 12 vendvotime në Klinë, miratoi raportin me ndryshime.

Lajme

20/11/2013 11:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të përsëriten zgjedhjet në tri vendvotime në Komunën e Zveçanit. Po ashtu, KQZ pas rinumërimit të votave në 12 vendvotime në Klinë miratoi raportin me ndryshime.

KQZ ka miratuar vendimin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa për rivotim në tri vendvotimet në komunën e Zveçanit.

KQZ, në mbledhjen e sotme, mori vendim rivotimi të bëhet më 1 dhjetor dhe pastaj të shpallet edhe kandidati fitues.

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi, ishte kundër këtij vendimi.

“E konsideroj edhe një herë vendim politik të PZAP’it i cili synon natyrisht të bëjë balancime politike në atë pjesë, për më tepër nuk është i drejtë si vendim për votuesit shqiptar në atë pjesë sepse po i referohem që janë mbyllë vendvotimet në orën 17:00, ndërsa nuk janë mbyllur në orën 19:00, si në vendet e tjera siç e parasheh ligji”.

“Rivotimi vetëm në këto qendra mund ta dëmtoj rezultatin në Kuvendin Komunal”.

Ndërkohë Kordinatorit i Qendrës së Numërimit të Votave, Burim Ahmetaj, tha se gjatë rinumërimit në 12 vendvotime në Klinë ka pasur ndryshime shumë të vogla.

“Nga tabelat që janë nga formularët e regjistruar në vendvotim rezulton që në vendvotimin 0803C02R, ndryshimi është vetëm për një votë te subjekti 78 që në të vjetrën ka pasur 170 tash ka 171”.

“Në vendvotimin 0805C03R, ndryshimi është vetëm në total, faktikisht është vetëm një votë te subjekti 99 dhe në vendvotimin 0807C04R, është dy vota te subjekti 78 dhe 87 ku 78 ka një votë më pak dhe 87 ka një votë më pak, këto janë ndryshimet në gjithë këtë rinumërim”.

Anëtari i KQZ’së nga AAK, Binak Vishaj, tha se arsyeja që ai votoi dje kundër rinumërimi në këto qendra ishte se e ka ditur që vendimi i PZAP’it ishte me tendencë.