River Plate merr Viagra para ndeshjes

River Plate do të përdorë Viagra për të luftuar problemin e lartësisë mbidetare në ballafaqimin kundër San Joses në Copa Libertadores.

Sport

19/02/2015 16:17

River Plate do të përdorë Viagra, para ndeshjes kundër San Joses në Copa Libertadores, për të luftuar problemin me lartësinë mbidetare.

Skuadrën argjentinase e pret një udhëtim i vështirë në Oruro të shtunën ku do të ndeshet me skuadrën e Bolivisë në kuadër të Grupit 6.

San Jose i zhvillon ndeshjet si nikoqir në Estadio Jesus Bermudez në rreth 3700 metra të lartësisë mbidetare, duke u krijuar telashe të mëdha skuadrave mysafire.

Dhe, River shpreson se ka gjetur përgjigjen ndaj problemit.

“Viagra do të stimulojë qarkullimin e oksigjenit në gjak dhe u ndihmon futbollistëve që të marrin frymë më lirshëm”, deklaroi një anëtar i stafit mjekësor të River Plates për “Clarin”.